Barcelona “perfekte”, Levandovski fundosi Getafen
Barcelona duket se funksionon si një “makineri perfekte” në kampionat, ku në 7 javë ka regjistruar 7 fitore, duke udhëhequr me meritë La Ligën.
Katalanasit e trajnerit Hansi Flik, triumfuan ndaj Getafes, me rezultatin minimal 1-0. Ishte bomberi polak Robert Levandovski, ai që bëri heroin në këtë duel, teksa shënoi golin e fitores në minutën e 19-të.
Për Levandovskin ky ishte goli i 7-të në 7 jave, teksa udhëheq listën e golashënuesve i ndjekur nga Rafinja dhe Mbape me 5 gola. Polaku gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer që po kalon. Duelin e radhës Barcelona do e luajë në transfertë ndaj Osasunës.