“Bardhezinjtë” e Njukasëllit kërkojnë mbrojtësin danez
Qendërmbrojtësi danez, Andreas Kristensen është kthyer në një pikë kyçe te Barcelona, në formacionin e teknikut Çavi, mirëpo duket se shumë shpejt 27-vjeçari do të rikthehet në Premier Ligë, pas largimit nga Çellsi në verën e vitit 2022.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike, për kartonin e Kristensenit interesohen “bardhezinjtë” e Njukasëllit me teknikun, Edi Hou, i cili gjithnjë ka qendë një “tifoz i madh” i performancave të danezët dhe do të donte ta kishte me çdo kusht, sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicionin e tij, për pjesën e mbetur të sezonit,
Mirëpo, pavarësisht dëshirës së madhe, të “dallëndysheve”, për ta risjellë “yllin” e Barça-s, në Premier Ligë janë rregullat e “Fair Play”-t financiar, të cilat klubi nuk mund t’i anashakalojë, në të kundërt do të pësonte penalitete të mëdha.