
Bardhi: Duhet të gjithë të japin maksimumin që të arkëtojmë 3 pikë
Kapiteni i Maqedonisë , Enis Bardhi në prag të sfidës me Lihtenshtajnin, potencoi se ka respekt për vendasit por me angazhim maksimal të të gjithë, beson në rezultat pozitiv.
“Fillimisht ngushëllime për të gjithë familjarët dhe familjet që janë goditur nga kjo tragjedi. Jam i prekur nga ana emocionale dhe besoj se në këtë shtet duhet të japim dahsuir, të japin përkrahje dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.
Duhet të vazhdojmë mentalitetin fitues dhe e edijmë se çka na pret, ndeshje të forta. Është një fillim i ri për ne dhe do të ishte mirë që të nisim me rezultat pozitiv.
Nuk ka favorit në futbollin modern dhe nuk mund të dijsh se në cilën pjesë je më i fortë, dhe detyra ynë është që të punojnë si ekip dhe secili në kahje individuale të jep maksimumin dhe të shpresojë që të arrijmë rezultat pozitiv për nisje të mbarë.
Duhet elan, energji pozitive dhe të japim maksimumin dhe 3 pikë janë të rëndësishme dhe
Kemi kualitet të mjaftueshme për të mare 3 pikë dhe nesër do të jetë në ditë e mbarë për ne që të arëktojmë 3 pikë dhe nisim një rrugë të mbarë në këto eliminatore.
Gjithmonë Goran, Elif dhe Pandevi ka ndikim të madh dhe ai më ka ndihmuar shumë. Ai është një lojtarë i madh dhe di shumë nga futbolli dhe me më vjen mirë që është me ne dhe dhashtë Zoti që së bashku të gëzohemi sukseseve të reja.