AA
Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) bëri të ditur se sot gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare.
“Në lidhje me të dhënat e siguruara paraprakisht nga Agjencia për Siguri Kombëtare, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, më 19 korrik 2025, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, u krye bastisje në një shtëpi dhe lokale të tjera në dy lokacione në Shkup, bazuar në nenin 396 të Kodit Penal – prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti i paligjshëm me armë dhe materie shpërthyese. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri dhe pajisje celulare, të cilat do të jenë objekt i analizës së mëtejshme forenzike”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Personat te të cilët është kryer bastisje, qëndron në informacion, janë tashmë të njohur për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe organet e ndjekjes për shkak të aktiviteteve të tyre të mëparshme jokushtetuese. Njëri prej tyre ka vuajtur edhe dënim me burg për pjesëmarrje në protestat e dhunshme që lidhen me rastin “Monstra”.
Rasti është në procedurë dhe përpunim të mëtejshëm nga institucionet kompetente, informon ASK.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më
Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të