Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
Ekonomisti Abil Baush ka deklaruar se përdorimi i huave publike për shpenzime operative, si pagat dhe pensionet, nuk kontribuon në gjenerimin e rritjes ekonomike.
MARKETING

Duke folur në emisionin Debat në SHENJA, Baush theksoi se huamarrja duhet të orientohet drejt investimeve kapitale që prodhojnë zhvillim afatgjatë.
“Nëse huatë e tua i merr për investime, në shpenzime operative të tipit pensione, paga dhe gjëra të tjera, domethëne ti nuk ke gjenerim të ekonomisë. Ja shifni. Ne kemi disa investime kapitale, që na ndodhin në vendin tonë dhe është ndalë puna. Korridori 8 unë sa e di ngec. Nëse ty të përgjysmohet puna, kjo është informata, përgjysmohet edhe arritja e dedlinet, tajmingut të përfundimit, të vitit 2029. Leje që do të paguajmë penalti, por ekonomia e vendit, stagnon. Të gjitha gjërat të cilat janë gjeneruar në vendin tonë”, deklaroi Baush. /SHENJA/