Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Anulohet vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë, ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejt ndaj bashkëjetesës
Maqedoni

BDI: Anulohet vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë, ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejt ndaj bashkëjetesës

June 17, 2026

AA

Nga BDI sot njoftojnë se me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është anuluar vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit 2007, me të cilin rrugët e qytetit morën emra që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Tetovë.

“Vazhdon sulmi ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas Marrëveshjes së Ohrit. Këtë herë, në shënjestër janë emrat e rrugëve në Tetovë.Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është anuluar vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit 2007, me të cilin rrugët e qytetit morën emra që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Tetovë.
Ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës, barazisë dhe themeleve të shtetit të ndërtuar pas vitit 2001. Tetovën po mundohen ta kthejnë prapa, në një realitet të dhimbshëm diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi.

Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës, e cila dikur premtonte se do t’i ndryshonte edhe emrat e tjerë të rrugëve, u tregua e paaftë edhe për ta mbrojtur atë që e kishte trashëguar si vendim institucional nga koha kur BDI udhëhiqte me komunën.

Këtu nuk bëhet fjalë për vendim juridik. Ky është mesazh politik dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj çdo gjëje që nderon historinë tonë, sakrificën tonë dhe pozitën tonë si komb shtetformues”, njofton Bajram Rexhepi nga BDI.

Nga atje thonë se autorët dhe porositësit e kësaj fryme janë të njëjtët që publikisht proklamonin se “Maqedoninë do t’ua kthejnë maqedonasve”, ndërsa aktorët shqiptarë në qeveri vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur, të nënshtruar dhe të dëgjueshëm përballë çdo vendimi që cenon dinjitetin tonë kombëtar.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia,

November 23, 2026
Maqedoni

Arrestohet 31-vjeçari nga Çelopeku, kërkohej për vuajtjen e një viti

November 23, 2026
Maqedoni

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

MEMENTO

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5240
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15602
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Arrestohet 31-vjeçari nga Çelopeku, kërkohej për vuajtjen e

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet M.B. nga fshati Çelopek i Tetovës, i cili kërkohej për vuajtjen e një

Maqedoni

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet se shtylla e dytë e pensioneve po hiqet

Maqedoni

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.