AA
BDI dhe ASH si pjesë e Frontit Evropian kanë akuzuar se po vazhdon deshqiptarizimi tani në Ministrinë e Energjetikës, ku në një konkurs të fundit janë pranuar 19 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar.
“Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), ka lëshuar 20 vendime të reja për punësime për 19 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Edhe ky konkurs është në vazhdën e konkurseve dhe punësimeve masive të maqedonasve dhe deshqiptarizimit të institucioneve shtetërore. Kjo është një ministri e re e formuar me ardhjen e Qeverisë monoetnike dhe që në fillim është njohur si ministri e VMRO-së.
Situatë e ngjashme është edhe në institucionet, drejtoritë dhe ministritë e tjera ku më herët ka pasur të punësuar shqiptarë. Me ardhjen e Qeverisë antishqiptare VMRO-VLEN, në të gjitha institucionet deri më tani janë punësuar me mijëra maqedonas, ndërsa në shumicën prej tyre asnjë shqiptar, ose nga një të vetëm si në rastin e fundit.
Për të mos u mjaftuar me këtë, shumë shqiptarë janë larguar nga vendet e tyre të punës ose u janë ndërprerë kontratat e punës0, thuhet në reagim.(INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht,
Shërbimet doganore greke do të hyjnë në grevë sot, prandaj priten kolona të gjata në pikat kufitare Evzoni, Dojran dhe
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej