AA
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagon përmes një komunikate duke theksuar se “Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut”.
Ja reagimi i plotë më poshtë:
Faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda e VLEN:
Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij;
Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij si Ministër i Jashtëm;
Kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, duke shpëtuar praninë në Shkup dhe vetë institucionin;
Hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-të, si themel i një partneriteti të ri;
Harmonizimi 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për herë të parë në historinë e shtetit;
Themelimi i iniciativës rajonale “QUAD” me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi – një grup pro-evropian dhe euroatlantik;
Dëbimi i 20 diplomatëve rusë nga Shkupi, si reagim ndaj agresionit rus;
Mbështetje aktive për Ukrainën, me qëndrim të qartë dhe pa ekuivok;
Bashkë-sponsorizimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë në OKB.
Raporti më i fundit i Parlamentit Evropian e veçon qartë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë mandatit të Bujar Osmanit si i vetmi segment pozitiv i raportit.
Prandaj, sulmet që vijnë nga një qeveri që i shërben botës serbe, nuk e zbehin punën e Bujar Osmanit përkundrazi, janë kompliment për të dhe dëshmi e drejtësisë së rrugës së tij.
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga