BDI po mundohet të bllokoj punën e NPK Tetovë
NPK Tetovë ka njoftuar se sot gjatë aksionit për pastrimin dhe mirëmbatjen e lumit “Shkumbin” është penguar nga policia.
Nga NPK Tetovë akuzuan se këto pengesa vijnë nga pushteti qendror.
“Filluam me prerjen e drunjve të cilat ishin brenda lumit, me qëllim marjen e masave të parakoshme në rast vërshimesh apo ndonjë dukurie tjetër. Por, përderisa ne po kryenim punën tonë pasi përgjegjësia është e pushtetit lokal për mirëmbatjen e lumit, pushteti qendror përmes mekanizmave të tij po pengon punën tonë për një Tetovë më të mirë dhe më të sigurt.
Policia erdhi dhe ndaloi punën, me arsyen se nuk keni të drejt të bëni prerjen e drunjve, pastaj erdhi policia pyjore me arsyen se keni të drejt të bëni prerjen e drunjve por jo edhe transportimin e tyre. Shihet qartë se janë të dërguar vetëm të pengojnë punën e komunës, pasi nuk i din edhe kompetencat e pushtetit lokal. BDI po mundohet me çdo kusht të pengoj, por nuk do ja arrijë.
Pushteti qendror e ka të kot. Nuk e zbeh dëshirën tonë dhe vullnetin për të punuar.
Ne po punojmë ndërsa pushteti qendror po shpik ligje dhe mundohet me çdo kusht të na pengojë!
Sqarim, prerja e drunjve është bërë brenda lumit dhe jo në pyje, dhe për këtë arsye gjithçka është në rregull pasi është obligimi ynë pastrimi dhe mirëmbajtja e lumit “Shkumbin”, thonë nga NPK Tetovë.