Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Qeveria publikoi spotin e pavarësisë ku përjashtoheshin shqiptarët dhe arritjet strategjike të vendit
Maqedoni

BDI: Qeveria publikoi spotin e pavarësisë ku përjashtoheshin shqiptarët dhe arritjet strategjike të vendit

August 11, 2026

AA

Qeveria ka publikuar spotin me të cilin synon të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit. Por në vend që ky jubile të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe rrugëtimin e përbashkët të shtetit, Qeveria ka zgjedhur të paraqesë një version ekskluzivisht maqedonas të tij, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

MARKETING


Description of image

“Spoti është vetëm në gjuhën maqedonase. Artistët janë maqedonas. Shqiptarët praktikisht nuk ekzistojnë në rrëfimin që Qeveria ka përgatitur për 35 vitet e shtetit.
Madje, një nga figurat qendrore të spotit është Igor Durlovski, emër i lidhur drejtpërdrejt me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur turma hyri dhunshëm në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit.

Por edhe më shqetësuese është ajo që Qeveria ka vendosur ta fshijë nga historia.

Në spot nuk ka Marrëveshje të Ohrit – dokumentin që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi themelet e karakterit multietnik të shtetit.

Nuk ka anëtarësimin në NATO – një nga arritjet më të mëdha strategjike të vendit.

Nuk ka Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Pra, janë fshirë pikërisht momentet historike që e transformuan shtetin nga një projekt etnik në një shtet të përbashkët, që e ankoruan në NATO dhe që e hapën rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ky spot, në fakt, është fotografia më e saktë e kësaj Qeverie: një Qeveri e përjashtimit.

Shqiptarët mund t’i ketë në listën e ministrave, por nuk i ka në rrëfimin e shtetit. I ka si emra dhe numra për dekor, por jo si prani, ndikim dhe faktor vendimmarrës.

Pas dy viteve të çmontimit sistematik të mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, tani po tentohet të çmontohet edhe kujtesa për të.
35-vjetori i pavarësisë duhej të ishte moment për të treguar se çfarë shteti kemi ndërtuar bashkë dhe ku duam ta çojmë atë”, thonë nga BDI.

BDI Qeveria zgjodhi të tregojë diçka tjetër: vizionin e saj për një shtet ku shqiptarët janë të padukshëm”, thonë nga BDI.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15612
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.