
BDI shpallë disa emra kandidatësh për komunat, Taravari me 4 kandidatë, Sela me 3 kandidatë
AA
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore, në të cilën u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas njoftimit, kryesia Qendrore e BDI-së, në mënyrë unanime, vendosi që në krye të Shtabit Zgjedhor Qendror të emërojë Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti.
Poashtu janë zgjedhur edhe disa nga kandidatët për kryetarë komunash dhe bartës liste
• Në Komunën e Çairit, kandidat për kryetar komune do të jetë Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së
• Në Komunën e Tetovës, kandidat do të jetë Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së
• Në Komunën e Zhelinës, kandidat do të jetë Emir Sulejmani, kryetar i Degës së BDI-së në Zhelinë
• Në Komunën e Gostivarit, bartës i listës për këshillin komunal do të jetë Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar
• Në Komunën e Strugës, bartës i listës për këshillin komunal do të jetë Faton Pollozhani, njëherazi kryetar i degës së BDI-së në Strugë
Nga BDI kanë zbuluar edhe detaje nga marrëveshja për kandidatët për kryetarë komunash mes tyre dhe Arben Taravarit dhe Ziadin Selës.
“Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të z. Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga z. Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin”, thuhet në njoftimin e BDI-së.(INA)