AA
Në raportin më të fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin, “2024 Communication on EU Enlargement Policy”, Bashkimi Evropian ka vendosur një pasqyrë të qartë dhe të pakompromis për Maqedoninë e Veriut: pa ndryshime kushtetuese dhe pa reforma të thella në drejtësi, nuk ka avancim në procesin e anëtarësimit.
Raporti thekson se vendi ka mbajtur një përkushtim të qëndrueshëm politik ndaj integrimit evropian dhe ka përmbushur fazën teknike të “screening”-ut në fund të vitit 2023. Megjithatë, progresi drejt hapjes së klasterit të parë të negociatave varet nga zbatimi i reformave kyçe, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
“Nevojitet besim në sistemin e drejtësisë dhe një bilanc i qartë me hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsionin në nivelet më të larta,” thekson raporti.
Një tjetër kusht i pazëvendësueshëm është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e qytetarëve bullgarë, një obligim i marrë nga Shkupi në kuadër të procesit të negociatave. Derisa kjo të realizohet, dera për hapjen e kapitujve mbetet e mbyllur.
Raporti gjithashtu vlerëson angazhimin e plotë të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe përmend rolin pozitiv si kryesues i OSBE-së në vitin 2023. Megjithatë, BE kërkon që marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të zbatohen pa mëdyshje dhe në mirëbesim.
Në përfundim, Komisioni Evropian dërgon një mesazh të qartë: reformat nuk janë më dëshirë, por kusht për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. (INA)
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se deri më sot, në kuadër të procesit të evakuimit,
Më 05.03.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i
Më 05.03.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i