AA
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian ka konstatuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi .
Sipas tij në raportin e BE-së theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave.
“Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit. Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione nuk ka sjellë rezultate, ndërsa qasja në administratë publike, polici, arsim dhe punësim vazhdon të jetë e kufizuar e në raste edhe mungon plotësisht”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht.
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e