
Bebe Rexha feston sot ditëlindjen, artistja me famë botërore mbush 35 vjet
AA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbushi sot 35 vjet.
Artistja dhe njëherësh kompozitorja e shumë këngëve të njohura, vendosi të festonte kësaj here në një formë jo-konvencionale.
Bebe, publikoi një video me tortën e ditëlindjes, derisa habiti të gjithë me veprimin e saj.
Përveç tjerash, ajo i bashkëngjiti postimit edhe një përshkrim.
“Një vit tjetër rreth diellit, ka qenë një udhëtim i ashpër. Mirënjohëse për çdo befasi, kthesë dhe mësim që mora. Por, mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më përcolli. Kjo shkon për rritjen, qëndrueshmërinë dhe gjithçka që do të vijë tutje”, shkroi krijuesja e hiteve të shumta botërore.
Ndryshe, Bebe Rexha ishte këtë vit në Kosovë ku performoi në festivalin madhështor, Sunny Hill Festival.
Performanca e saj në këtë festival ishte përtej pritshmërive të saj, duke “djegur” skenën.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juRamadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin
Kandidati i AKI-së komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, mbrëmjen e sontme takoi banorët e Bukovikut. Mes tjerash Ramadani ka thënë
Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur
Gjatë prezantimit të listës së kandidatëve për këshilltarë, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, tha se ky
Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por
Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami tha se një ndër emrat që ka shqyrtuar për kryearkitekt