Bebe Rexha lartëson Kosovën: 24 orët e mia të para këtu kanë qenë një ëndërr
AA
Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur dje (e martë) në Kosovë.
Ajo vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.
Me të mbërritur, bukuroshja nga Dibra ka takuar disa personazhe të njohur si Valdrin Sahitin, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviq.
Mes tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e Bebes, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.
Krijuesja e hitit “In the name of love” ka ndarë disa momente nga nata e parë në Prishtinë.
“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo.
Bebe theksoi se do ta vizitojë edhe Dibrën bashkë me prindërit pasi kanë edhe një aheng familjar.
Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen
Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza.
Nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit,
Qendra për menaxhim me kriza informoi se nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll
Ndalohet 16 vjeçari që sulmoi me thikë 14-vjeçarin
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar në fshatin Saraj të Shkupit, pas një zënke paraprake, ka pasur një përleshje