
Bebe Rexha shfaqet duke qarë, thotë se u kërcënua në aeroport vetëm pse foli shqip
AA
“Mbikëqyrësi në fluturimin e “Lufthansa” është është duke më kërcënuar mua”, janë fjalët që dëgjohet duke thënë Bebe Rexha në videon ku ajo shfaqet duke qarë, përcjell TV21. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Maqedonia e Veriut thotë se asaj iu refuzua fluturimi pasi foli në gjuhën shqipe.
“Lufthansa, jam kërcënuar sepse mendova se agjenti i sigurisë ishte shqiptarë. I fola në shqip duke e pyetur se ku duhet ta marrë biletën, dhe tani po ma ndalon mua fluturimin”, shkruhet në videon e publikuar nga këngëtarja.
Më pas, ajo reagoi sërish përmes një shkrimi në Instastory, duke shkruar:
“Mendoj se është një krim urrejtjeje sepse jam shqiptare. Ai nuk më la që t’ia marrë emrin. Vazhdoi duke më abuzuar mentalisht, për të më bërë të ndihesha që ai është më i fuqishëm sesa që ishte. Asnjëra nga gratë në Lufthansa nuk ndërhyri dhe nuk tha gjë. Nuk ma dha emrin. Por sapo mora vesh që punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontroll të dokumenteve që është angazhuar nga Lufthansa”, shkruan Rexha.
Tragjedi në Maqedoni: 3 të vdekur në afërsi
Mbrëmjen e sotme në rrugën Kërçovë-Gostivar në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol ka ndodhur një aksident i rëndë
Visar Ganiu: Plani i Taravarit për lista të
Kryetari i Komunës së Çairit dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Visar Ganiu, ka bërë një deklaratë të fortë në edicionin
Visar Ganiu: Strukturat e Aleancës të zhgënjyera nga
Kryetari i Komunës së Çairit, dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Visar Ganiu, në një intervistë për edicionin e lajmeve në