Bebe Rexha ylli i radhës që po vjen në Sunny Hill Festival 2024
AA
Festivali më i madh i muzikës në vend konfirmon edhe një emër tjetër me nam. Bebe Rexha është artistja e radhës, performuese kryesore në këtë edicionin. Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri, pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.
“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.
Paraqitja e Bebe Rexhës në festival është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës.
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare e njohur për hitet si “Meant to Be”, “I’m a Mess” dhe “In the Name of Love”, ka marrë zemrat e publikut nga mbarë bota me zërin e saj të fuqishëm dhe stilin unik.
Në mesin e hiteve të saj është edhe “I’m Goog (Blue) në bashkëpunim me David Guetta i cili ende pa u lansuar u bë viral. Kënga ishte e para në toplistat në Britani, u shpërblye si bashkëpunimi më i mirë në MTV EMA 2022 dhe u nominua si incizimi më i mirë Dance/Electronic në Grammy dhe kënga e vitit në “BRIT Awards”. Në total këngëtarja është nominuar katër herë për çmimet Grammy.
“Baby, I’m Jealous” (bashkë me Doja Cat) është një hit tjetër me më shumë se 161 milionë klikime e fill pas saj “No Broken Hearts” (bashkë me Nicki Minaj) me 145 milion klikime. Rexha është e njohur edhe si tekstshkruese dhe është prapa shumë hiteve si “The Monster” nga Eminem dhe Rihanna. Ajo po ashtu ka shkuar këngë për artistë të tjerë si: Madonna, Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azale, Bella Thorne etj.
Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.
Biletat për festival vazhdojnë të jenë në shitje dhe mund të blihen në faqen zyrtare të festivalit: https://sunnyhillfestival.com/tickets/
Diddy përballet me dy padi të tjera për
Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, përballet me dy padi të reja për sulme seksuale, duke rritur numrin e akuzave kundër
Loredana hap zemrën, tregon periudhën si e përjetoj
Loredana dhe bashkëshorti i saj Karim Adeyemi ishin në një intervistë me Burim Pacollin, ku rrëfyen gjerë e gjatë për
Kombi që bart kufoma bën “drifta” në Pejë
Një shofer në Pejë ka bërë “drifta”, me kombin i cili bart kufoma. Kjo shihet në pamjet e siguruara nga