
Befasi, sulmuesi i Arsenalit do të bëj tifo për Totenhamin?
Arsenali mposhti Mançester Junajtid në “Old Trafford” me rezultatin 0-1, duke e çuar garën për titull në Premier Ligë në javën e fundit të sezonit. “Topçinjtë” duhet të mposhtin Evertonin dhe Mançester Siti duhet të humbasë pikë. “Qytetarët” luajnë me Totenhemin të martën dhe më pas me Uest Hem-in të dielën.
Arsenali është një pikë përpara Man. Sitit dhe “Topçinjtë” kanë një gol diferencë me rivalët e Pep Guardiolës, kështu që nëse skuadrat përfundojnë në barazim me pikë, Në këtë mënyrë Arsenali do të fitojë titullin.
Duke folur pas ndeshjes për “Sky Sports”, sulmuesi i Arsenalit, Kai Haverc, u deklarua për at ëse për cilën ekip do të anojë në javën e parafundit të Premier Ligës.
“Unë do të jem tifozi më i madh i Totenhamit të martën. Të gjithë do të jemi me Totenhemin”, u shpreh Haverc.
Kujtojmë që Totenhemi dhe Arsenali në të kaluarën kanë pasur një rivalitet të ashpër për shkak të derbit të Londrës.