Begaj: Republika e Shqipërisë është me UÇK-në dhe komandantët e saj
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj tha se Shqipëria është bashkë me UÇK-në dhe komandantët e saj.
Ai në seancën solemne në përvjetorin e 18-të të pavarësisë së Kosovës deklaroi se historia e Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre.
“E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishkruhet e as ndryshohet, sepse liria ka emër, liria meriton respekt, liria meriton drejtësi, liria meriton mirënjohje. Republika e Shqipërisë është me UÇK-në, me komandantët dhe ushtarët e UÇK-së”, deklaroi mes tjerash Begaj, njofton Klankosova.tv