
Bejtulla Kamberi jep dorëheqje nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti
Bejtulla Kamberi ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti. Përmes një letre, Kamberi tha se gjatë mandatit të tij ka dhënë maksimumin për të çuar përpara objektivat e institucionit, në përputhje me misionin dhe përgjegjësitë e postit.
Ai ka falënderuar Kryesinë e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin Arben Taravari për besimin dhe mbështetjen, si dhe zv.ministrin e Bujqësisë, Flakron Bexheti, për bashkëpunimin e ngushtë. Mirënjohje ka shprehur edhe për Degën e partisë në Vrapçisht dhe stafin e Drejtorisë, në veçanti inspektorët.
Kamberi theksoi se do të vazhdojë të angazhohet për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm dhe në një linjë me kryetarin e partisë, Arben Taravari.