
Bejxhan Iljas mohon zërat se do të shkoj në VMRO: Jemi pjesë e Frontit dhe vazhdojmë bashkë
Burime të TV21 brenda VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se janë të interesuar që Partia Demokratike Turke e Bejxhan Iljas të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës së VMRO-së, edhe pse Iljas është pjesë e Frontit Europian, ku doli edhe deputet. TV21 kontaktoi Iljas, i cili mohoi një gjë të tillë.
“Në asnjë moment nuk kemi biseduar, as nuk na ka kontaktuar njeri, as nuk kemi kontaktuar askënd për të ndërruar anë, koalicionin, pra për të qenë pjesë e Qeverisë. E shoh që këto ditë ka spekulime, por ne qëndrojmë pas marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frontin Europian dhe vazhdojmë së bashku”, tha Iljas për TV21.