Bella Hadid tërheq vëmendjen me stil kauboj në New York
AA
Bella Hadid tërhoqi vëmendjen në New York me një stil unik.
Modelja 28-vjeçare, e njohur për pamjen e saj mahnitëse, kombinoi një bluzë të ulët me pantallona të gjera, duke nxjerrë në pah belin e saj të vogël.
Ajo e kompletoi dukjen me çizme kauboji dhe një çantë ‘western’, teksa po dilte nga një takim në hotelin St. Regis në Manhattan, shkruan DailyMail.
Pamja e saj përfshinte gjithashtu vathë floriri dhe syze dielli, dhe mbante një xhaketë lëkure.
Ky stil i veçantë vjen vetëm pak kohë pas shpalljes së saj kampione në Southern Cutting Horse Futurity 2024 për aftësitë e saj në kalërim.
Ajo ndau në Instagram një fotografi të rripit të argjendtë që mori si shpërblim për fitimin e garës me kalin e saj, Metallic Tito, duke shprehur emocionet e saj për këtë arritje. /Telegrafi/



Kusari për padinë e Osmanit ndaj Martensit të
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se “nuk ka asnjë shans të fitojë” Presidenca e Kosovës në padinë e
Dy gra, një vizion: Razije Hiseni dhe Blerta
Me përvojë shumëvjeçare në fushën e estetikës dhe modës, Razije Hiseni, së bashku me kolegen e saj Blerta Izairi, kanë
Latifi: LDK ka me hy me Vetëvendosjen
Sipas analistit Blerim Latifi “LDK do të hyjë me VV-në” dhe kjo është mundësia e vetme “me shpëtu duke u