Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nxjerrin në shitje publikisht shtëpinë e tyre
AA
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck blenë shtëpinë prej 4000 metrash katrorë me para për 60.85 milionë dollarë në maj 2023, 10 muaj pas dasmës së tyre në Las Vegas. Ndërsa, tani po e shesin për 68 milionë dollarë.
Shtëpia përmban 12 dhoma gjumi, 24 banja, kinema, palestër, garazh me 12 makina dhe parkim për 80 veta, si dhe një pishinë me pamje spektakolare, shtëpi për mysafirë dhe shtëpinë e kujdestares.
Gjithashtu, përfshin një palestër të pajisur plotësisht, një ring boksi, një bar dhe një fushë basketbolli.
Çifti po përdorin agjentin Santiago Arana nga ‘The Agency’ për të shitur shtëpinë që blenë së bashku majin e kaluar.
Çifti i famshëm kërkon rreth 68 milionë dollarë për rezidencën. Që do të thotë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të kenë një humbje financiare, për shkak të komisionit të ndërmjetësit, “një taksë të re mbi pronën e shtrenjtë, së bashku me shumën e madhe që ata paguan për riparime“.
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në
Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit
Pasnesër me 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të
Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës duke e akuzuar për mungesë të