Bepe Marota batuta me tifozët: Duhen para në verë
Përpara nisjes për në Firence disa tifozë kanë qenë në qendrën stërvitore të Interit për të karikuar skuadrën dhe aty është prodhuar një moment interesant mes tyre dhe presidentit Bepe Marota. Një prej tifozëve ka kërkuar që në verë të bëjnë ndonjë goditje të bujshme për të forcuar skuadrën.
“President, në verë na duhet ndonjë blerje e madhe”, ishte batuta e tifozit në drejtim të Bepe Marotës.
Sigurisht që edhe ky i fundit iu përgjigj në të njëjtën monedhë.
“Eh, e di, por na duhen milionat”, diçka që shkaktoi të qeshura në radhët e tifozëve dhe të personave që ishin afër Marotës.
Sigurisht që linja e “Oaktree” dikton Marotën dhe të tjerët me pak shpenzime për një skuadër kompetitive.