Berat Gjimshiti, është më i aktivizuari tek Atalanta
Berat Gjimshiti, pas disa vitesh si titullar i padiskutueshëm, si autor golash dhe si kontribues i madh që bergamaskët të shkëlqenin në Itali dhe në Europë, 30-vjeçari nuk po e ul ritmin. Në një stinë sportive, në të cilën Atalanta pretendon sërish kualifikimin në Ligwn e Kampionwve nga Seria A, dhe ka objektiv çerekfinalet e Ligws Europa. Gjimshiti është lojtari më i palodhur.
Trajneri Gasperini e ka aktivizuar më shumë se gjithë të tjerët dhe shqiptari nga Lugina e Preshevës numëron 35 ndeshje dhe 3 028 minuta. Të vetmit që mund të krahasohen me kapitenin kuqezi janë të tillë si Ederson me 2 868 minuta, De Ron me 2 804, Kopmeiner me 2 645 dhe Skalvini me 2 538 minuta. Edhe një lojtar kaq i dalluar si De Ketelaere ka në këmbë këtë sezon pak mbi 2 000 minuta.
Gjimshiti ka arritur të shënojë edhe gol, dhe është padyshim shtyllë e mbrojtjes, ndërsa Atalanta luan sonte në orën 21:00 në fushën e saj ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligwn Europa. Italianët janë favoritë për kualifikimin pas barazimit 1-1 në Portugali./abcnews.al