
Berisha paraqitet në SPAK dhe nis me akuzat: Etjen Xhafaj shkeli marrëveshjen mes Ramës dhe…
Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë, mbështetësit e Berishës janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.
Referuar mesazhit që kryesocialisti i nisi një ditë më parë deputetëve të tij, Berisha hodhi akuza.
“Etjen Xhafaj është viktimë e marrëveshjes Rama-Dumani sepse shkeli paktin që nuk sulmohet SPAK pa autorizimin e Ramës” – tha Berisha.