Berman: Kam vuajtur pak me qafën time, por jam i kënaqur me paraqitjen
Piloti 18-vjeçar anglez Oliver Berman debutoi në Formula 1 me Ferrari në garën e Arabisë Saudite dy ditë më parë, ku zuri vendin e spanjollit Karlos Sainz, i operuar me urgjencë nga apandesiti. Berman u klasifikua në vendin e shtatë, në një garë ku u nis nga vend ii 11-të dhe arriti të fitojë 4 pozicione.
Piloti është lënë në pritje edhe për garën e ardhshme në Australi, teksa Sainz është në periudhë rikuperimi pas operacionit.
“Unë jam gati. Unë shtyva gjatë gjithë garës, veçanërisht me gomat e forta. Kjo kërkon shumë saktësi për të ecur shpejt në çdo xhiro. Në fund kur kisha dy pilotë nga pas ishte e vështirë, isha i lodhur, por duhej të vazhdoja të shtyja”, tha Berman.
“Mendoj se në përgjithësi jam i lumtur, është hera ime e parë që bëj kaq shumë xhiro radhazi me gomat e buta dhe të forta, dhe është hera e parë që e kam gjetur veten duke ndjekur makina të tjera. U përpoqa të përdor bateritë në mënyrën e duhur për parakaluar”, u shpreh britaniku, që debutoi në Formula 1 me Ferrari.
“Kam vuajtur pak me qafën time, sidomos kur nuk merr më ajër të pastër dhe lodhesh. Nuk është pista më e mirë në nivel fizik për të debutuar, por mendoj se kemi bërë një punë të mirë”, tha Oliver Berman.