
Besëlidhja shënon 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit – Hoxha: Me mire t’ia zgjasim dorën Ali Ahmetit se sa Stoilkoviçit
Në manifestimin për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Europiane (PDE) bëri deklarata të forta kundër kritikuesve të tij, duke përfshirë Skender Rexhepin, Ziadin Selën dhe Arben Taravarit, të cilët iu bashkuan liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Hoxha theksoi se në situatën aktuale politike është më mirë të krijohet bashkëpunim me Ahmetin se sa me aktorët e tjerë:
“Më mirë është t’ia zgjasim dorën Ali Ahmetit se sa Stoillkoviçit dhe ‘serbski svetit’,” deklaroi Hoxha gjatë manifestimit.
Deklarata e tij pasqyron një qasje të hapur ndaj bashkëpunimit ndërpartiak në kuadër të zhvillimeve politike dhe përpiqet të diferencojë pozicionin e tij nga kritikët brenda skenës shqiptare politike. Flaka Media