
Besëlidhja shënon 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit – Sela: Kemi përgjegjësi – të jemi në anën e duhur të historisë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, mbajti fjalim në manifestimin e organizuar me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në adresimin e tij, Sela tha se përgjegjësia e politikanëve sot është të qëndrojnë në anën e duhur të historisë:
“Ne kemi një detyrë dhe përgjegjësi – të jemi në anën e duhur të historisë dhe ky është moment po aq i rëndësishëm sa edhe momentet e para 24 viteve.”
Ai foli për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si bazë për paqen dhe bashkëjetesën, duke kujtuar edhe dhimbjen e familjeve që humbën më të dashurit gjatë konfliktit të vitit 2001:
“Nënat dhe motrat tona ende i mbyt malli për më të dashurit që i humbën gjatë 2001-shit.”
Sela theksoi se ky përvjetor duhet të shërbejë jo vetëm si kujtesë historike, por edhe si moment reflektimi për të ardhmen dhe për përmbushjen e idealit të një shoqërie të barabartë dhe demokratike. Flaka Media