
Besëlidhja shënon 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit – Zejdi porosi Mickoskit: UÇK ishte formacion i drejtë
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Zejdi theksoi se UÇK-ja ishte një forcë e ligjshme dhe e njohur në arenën ndërkombëtare:
“UÇK ishte formacion i drejtë, dhe i njohur ndërkombëtarisht,” tha ai.
Ai kujtoi gjithashtu disa nga ngjarjet më të rënda të luftës së vitit 2001, duke i cilësuar ato si akte çnjerëzore:
“Jonjerëzore ishte shuarja e familjes në Sllupçan dhe masakra e Lubetenit,” deklaroi Zejdi.
Reagimi i tij erdhi në kuadër të diskutimeve të fundit mbi rolin e UÇK-së dhe interpretimet politike të konfliktit të vitit 2001. Flaka Media