Beshiktashi kyqet në garën për Xherdan Shaqirin
Pas ndërprerjes së kontratës me klubin amerikan, “Çikago Fajër”, Xherdan Shaqiri tani është i lirë dhe nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën. Siç raporton “Sky”, klube të shumta kanë kontaktuar me Shaqirin ditëve të fundit.
“Kjo përfshin skuadrat greke Panatinaikosin dhe AEK-un nga Athina, skuadrën turke të kategorisë së parë Beshiktash nga Stamboll dhe disa klube nga Arabia Saudite. Interesimi më konkret e ka shprehur deri me tash Panathinaikosi. Përveç lëvizjes jashtë vendit, një rikthim në FC Basel gjithashtu do të jetë opsion”, njofton mediumi zviceran “Blick”.