
Besir Shabani emërohet anëtar i Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Besir Shabani është anëtari i ri i Bordit Mbikëqyrës të “Navigimi Maqedonas” – M-NAV, kompani në pronësi shtetërore që menaxhon trafikun ajror dhe ofron shërbime në navigimin ajror. Vendimi për emërimin është marrë nga Qeveria më 20 maj.
Shabani është ekonomist i diplomuar në universitetin e Europës juglindore në Shkup, ndërsa vjen nga Saraji.
M-NAV SHA Shkup ka një kapital themelor prej mbi 25 milionë euro, i përbërë nga 1.552.034 aksione të zakonshme me vlerë nominale prej 1.000 denarë për aksion.