AA
Blerim Bexheti nga BDI tha se do të ketë reforma rrënjësore në kryesinë e BDI-së, duke përfshirë edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Bexheti, për “TV21” tha se brenda partisë do të ketë freskime dhe shtoi se në vazhdimësi, BDI në çdo Kongres ka pasur ndryshime.
“Sigurisht se do të ketë ndryshime edhe në kryesi. Nëse flitet për ndryshime në pozicione nënkryetar, sekretar, flitet për ndryshime në kryesi. Bile do të ketë ndryshime edhe në anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm si organ më i lartë mes dy Kongreseve. Sigurisht se do të ketë ndryshime”, deklaroi Bexheti.
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë