Bexheti sqaron: Ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë miratua në vitin 2017
Deputeti i Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar që në vitin 2017, gjatë qeverisë ku dominuese ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ai gjithashtu kritikoi Arben Fetain, për keqinformim të publikut.
“Nëse i marrim të dhënat, ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar në vitin 2017. Ky zotëri, besoj që nuk e di, por nuk e marrim për të madhe. Ai ka qenë anëtar i Aleancës për Shqiptarët, në qeverinë ku dominuese ka qenë BDI. T’ia përkujtoj opinionit se është mashtrues ordiner, sepse ligji për provimin e jurisprudencës ka kaluar në qeveri, ka marrë mendim pozitiv nga komisioni ligjdhënës dhe ka ardhur në parlament. Me rregullore, të gjitha ligjet nga qeveria paraprake i kthehen qeverisë së re për rishqyrtim – qeverisë pa legjitimitet të VLEN-it – dhe asnjëherë nuk kanë ardhur në Kuvend. Tani kujt duhet t’i vijë turp?” deklaroi Bexheti. /SHENJA/