
Beyonce bëhet artistja më e nominuar në historinë e Grammyt
AA
Beyonce e ka kaluar edhe bashkëshortin e saj reperin Jay-Z, si më e nominuara në historinë e Grammyt, me 11 vetëm për ceremoninë e vitit 2025.
Artistja 43-vjeçare ka dominuar në listën e nominimeve të Grammy 2025, duke u nominuar po ashtu edhe për çmimin kryesor, e që është albumi i vitit.
Beyonce gjithashtu është nominuar për regjistrimin më të mirë të vitit dhe për këngën e vitit me projektin “Texas Hold Em”. Regjistrimi i vitit është një çmim që përfshin se si kënga është performuar, regjistruar dhe kompozuar.
Ajo dominon kësaj here me 11 nominime, duke e çuar totalin e saj në 99 sosh, më shumë se çdo artist tjetër.
Para të premtes, ajo ishte e barabartë me Jay-Z, i cili ka qenë 88 herë i nominuar, dhe ka fituar 24 çmime deri më tani.
Artistet femra kanë dominuar kategorinë albumi i vitit, nderi më i madh në ceremoninë Grammy.
Taylor Swift e ka fituar këtë kategori katër herë rresht, dhe është e nominuar edhe këtë vit me albumin e saj “The Tortured Poets Department”.
Kujtojmë se këtë vit nuk është nominuar asnjë artiste shqiptare në këtë ceremoni prestigjioze të ndarjes së çmimeve.
Prokuroria kërkon që Merko të shpallet fajtor, mbrojtja
Në Gjykatën Themelore në Strugë u mbajtën sot fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes në çështjen gjyqësore kundër kryetarit të
ASH-Taravari: Punësimi i shqiptarëve numërohet në gishtat e
Aleanca për Shqiptarët (ASH) akuzon VLEN-in dhe partnerët e saj në Qeveri për diskriminim të hapur ndaj shqiptarëve në punësimet
Ramiz Merko hedh fajin te Jeton Shaqiri: Ish-ministri
Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare e mbrojtjes së kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz