
BFI për dikë dyfish për dikë kurqysh?!
Opinioni publik po reagon ndaj vendimit që një figurë e vetëshpallur si “myfti” në Shkup të mbajë njëkohësisht edhe pozitën e “profesorit” në Fakultetin e Shkencave Islame. Ky veprim po shihet si keqpërdorim i privilegjit, ndikimi i drejtpërdrejt dhe konfliktit të interesit, në dëm të dhjetëra të rinjve të diplomuar që mbeten të papunë.
Në reagimin e tij, Aziz Memishi thekson: “Në CV do ta shtojë patjetër edhe këtë post të ri. Është trendi i biografive të fryra me tituj, ndërsa rezultatet mungojnë. Përvoja nuk e zëvendëson profilin e duhur.”
Nga ana tjetër, Besir Limani vë në pah një problem më të thellë që ka të bëjë me meritokracinë brenda vetë FSHI-së dhe Medreseve: “Në këto institucione, lëndët bazë si Kurani u jepen njerëzve të pakualifikuar, ndërsa ata që kanë kryer kiraetet në botën arabe lihen anash. Po mbushen mihrabet me vajtues dhe minberet me figura teatrale, ndërsa kuadrot serioze margjinalizohen.”
Gjithashtu aktivisti, Astrit Trstena, pyet publikisht, Qenan Ismailin se ku mbeti “Rregulli” i pashkruar por që është respektuar deri vonë se një nepunës fetar nuk mund t’i bartë dy punë dhe aq më pak ku punëdhënës ështe i njejti institucion pra BFI”.
Kritikat janë të shumta dhe shkojnë përtej një rasti individual. Të gjithë theksojnë se ky është vetëm një shembull i një fenomeni të shtrirë brenda Bashkësisë Fetare Islame, përvetësimi i pozitave, shtimi i privilegjeve personale dhe anashkalimi i të rinjve të kualifikuar.