AA
Çmimet e derivateve në Kosovë, tashmë dy javëpo variojnë me çmimin e njejtë.
Kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur lëvizje të çmimit me shumicë, por me pakicë jo.
“Çmimet në tregun kosovar sot sillen përafërsisht diesel 1.18 centë deri 1.27 centë, benzina 1.19 deri 1.29 centë. Këto çmimet janë qe dy javë. Ka pasur lëvizje me shumicë dhe në BERZH, por çmimet me pakicë nuk kanë lëvizur. Qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon”, ka thënë Berjani në një prononcim për IndeksOnline.
Ai është pyetur nëse pritet ditëve ose javëve në vazhdim që çmimi i derivateve me pakicë të shënojë ulje çmimi.
“Nuk mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi ditëve në vijim, shkaku se po ka lëvizje në BERZH dhe tregjet ndërkombëtare dhe po reflekton në Kosovë”, ka shtuar ai.
Në shkurt të këtij viti janë dhënë 244 leje për ndërtim, që është për 10,3 për qind më pak në
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se nga muaji maj do të ulen çmimet për mbi 300 barna, duke
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:25, një person është gjetur i vdekur në një objekt në zonën e Bit