“Bik Kali” e “Bik Gomari”, Hoxhë Mazllami thotë se kush hyn në BBVK është i pamoralshëm
Hoxha, Mazllam Mazllami, i cili u bë i famshëm për “Mercedesin” të cilin tha se ia dhuroi xhemati për pensionim, ka folur edhe për formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova”.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se ky format është një degradim për familjen e shoqërinë shqiptare.
Mazllami i fajësoi edhe prindërit që po i lejojnë fëmijët e tyre të futen aty.
“Na qysh në fillim ju kemi thënë se “Big Brother” dhe plotë të ngjashme, zhveshur… Baba edhe nana po e merr vajzën edhe po e çon atje brenda edhe në mbrëmje të dytë para televizionit. Shumë të paedukatë e të pamoralshëm e pakarakter duhet me qenë, me marrë evladin e me shti në qat mes”, tha ai.
Hoxha Mazllam Mazllami, nuk u ndal me kaq ndaj kritikave ndaj produksionit, ku me ironi tha se është dashur t’i lihet emri “Bik Kali”, apo “Bik Gomari”.
“Duhet me qenë shumë i ulët prej karakterit të tij për me hy aty. Ata që hynë aty e ndijnë vetën shumë të ngritun ashtu qysh po e lyp Evropa. Pse s’ja keni ngjitë përshembull “Big Kali”, “Big Gomari”, tha ai. /Lajmi.net/
Ndiqeni videon më poshtë: