AA
Menjëherë pas nënshkrimit të Kodeksit për fushatë korrekte, kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, janë ulur bashkë për një kafe në një nga lokalet e qytetit.
Ndryshe nga e kaluara, kur pamje të tilla ishin të rralla për shkak të përplasjeve të ashpra mes kandidatëve dhe partive përkatëse, tani duket se situata në Tetovë ka ndryshuar ndjeshëm.
Në fushatën për mandatin e dytë, Bilall Kasami është fokusuar kryesisht në promovimin e projekteve madhore të realizuara gjatë katër viteve të qeverisjes lokale, si dhe në prezantimin e vizionit të tij për një Tetovë të zhvilluar në të ardhmen.
Ndërkohë, kundërkandidati i tij, Bajram Rexhepi, po zhvillon takime të vazhdueshme me qytetarët, duke kërkuar mbështetjen e tyre dhe duke prezantuar programin e tij elektoral.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi sot se Qeveria po ndërmerr të gjitha masat që janë në kompetencën
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia e tij është e gatshme të përballet me zgjedhjet edhe nëse ato
Çmimet e derivateve të naftës në vend do të rriten nga sonte në mesnatë. Vendimin e ka marrë sot Komisioni