
Bilall Kasami me mërgatën shqiptare: Janë pjesë e pandashme e jona
Kryetari i Tetovës dhe një nga figurat kyçe të Lëvizjes BESA dhe VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim të paplanifikuar me bashkatdhetarë shqiptarë në diasporë, duke e cilësuar si një takim të veçantë dhe me rëndësi të madhe.
Në një postim në rrjetet sociale, Kasami theksoi rëndësinë e mërgatës dhe rolin e saj në proceset zhvillimore të vendit.
“Takimet e tilla pa plan janë të bukura sepse janë të një rëndësie të veçantë! Bashkë me bashkëatdhetarët tanë nga klube dhe shoqata të ndryshme shqiptare diskutuam për shumë tema të rëndësishme për vendin tonë,” shkroi ai.
Ai shtoi më tej se mërgata ka një vend të veçantë në zemrën e tyre dhe mbetet një pjesë e pandashme e kombit shqiptar./ZYRTARE.net