
Bilall Kasami nga Struga: Me VLEN-in fillon një kapitull i ri për qytetin
Nga zemra e Strugës, një prej qyteteve më të rëndësishme shqiptare, u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN të cilit shtab do ti prijë zv ministri Albrim Hoxha.
Një nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se ky është hapi i parë drejt një fillimi të ri për Strugën.
“Për vite me radhë, Struga ka jetuar nën hijen e keqqeverisjes, mungesës së vizionit dhe zhgënjimit të thellë të qytetarëve. Me Qeverinë VLEN, procesi i ndryshimit ka nisur, por nuk është përmbyllur, sepse Struga meriton më shumë. Ajo meriton të rikthehet aty ku i takon: si një qytet i zhvilluar, i drejtë dhe i hapur për të gjithë”, tha Kasami.
Duke i dhënë mbështetje kandidatit Mendi Qyra, Kasami u shpreh i bindur se nën drejtimin e tij, Struga do të dalë nga duart e atyre që, sipas tij, e kanë shfrytëzuar për interesa klanore dhe do të nisë rrugën e rilindjes qytetare dhe zhvillimit të qëndrueshëm.