
Bilall Kasami prezanton dy prurje të reja në Lëvizjen BESA
Bilall Kasami prezanton dy prurje të reja Liridona Medi e cila është nga Fshati Pershefcë dhe i bashkohet BESËS. Dhe Liridona Ramadani po nga i njejti fshat.
“Liridona Medii vjen nga fshati Përshefcë, komuna e Tearcës. Studente e biokimisë në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani”. E përkushtuar dhe talente, kampione ballkanike në karate dhe me shumë çmime e përvojë të ndryshme në jetën e sajë. Njohëse e mirë e gjuhës angleze si dhe turke e maqedonase. Liridona si një e re i bashkohet Lëvizjes për të kontribuar në politikat rinore, përfaqësimin e femrës shqiptare dhe për të qenë edhe ajo pjesë e NDRYSHIMIT dhe FITORES së madhe të koalicionit opozitar më 8 Maj.
Liridona Ramadani gjithashtu vjen nga fshati Përshefcë, komuna e Tearcës. Një artiste e madhe ashtu si vet familja e saj. Disa vite anëtare e Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” ku edhe ka ushtruar profesionin e mësuesit. Dëshira e madhe për ndryshim e bashkoi me Lëvizjen, ndërsa guximi dhe BESA për të dhënë edhe ajo më të mirën nga vetja për rinin dhe komunitetin artistik nuk mungoi. Lëvizja BESA për çdo ditë po rritet. Të rinj e të reja, profesionist të sfera të ndryshme e intelektual, të gjithë po bashkohen rreth KALASË së SHPRESËS e të DINJITETIT si dhe për të qenë edhe ata pjesë e NDRYSHIMIT e FITORES së madhe të koalicionit opozitar më 8 Maj” – ka shkruar Kasami.