Billie Eilish, ndaloi koncertin në mbështetje të Kamala-s: Ka një luftë kundër grave
“Është luftë ndaj grave”. Këtë e ka bërë të ditur Billie Eilish, një nga këngëtaret më të njohura të brezit të ri, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Billie ishte një nga të famshmet amerikane që mori pjesë në fushatën e Kamala Harris, madje një herë e ndërpreu koncertin e saj për të theksuar para audiencës rëndësinë e votimit, transmeton Indeksonline.
