
Biragi: E dijmë se çka do të thot kjo për tifozët e Fiorentinës dhe Firencës
Në prag të finales së Ligës së Konferencës, ku Fiorentina do ët jetë përballë Olympiakosit, sfidë e cila do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00, kapiteni Biragi tregoi se qyteti ka një atmosferë fantastike dhe theksoi se futbolli është si një fe në Firencë.
“Ne e dimë se çfarë do të thotë për tifozët dhe për qytetin e Firencës, sepse kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur Fiorentina ka fituar një trofe. Gjithashtu ne e dimë se qyteti do të çmendej nga gëzimi, pasi Fiorentina është një fe këtu, kështu që ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë një kënaqësi të madhe të gjithë Firences, të gjithë tifozëve tanë”, tha kapiteni i Fiorentina-s.