Biznismeni amerikan gati të blejë aksionet e Evertonit
Biznesmeni amerikan Xhon Tekstor ka nisur negociata për blerjen e pjesës më të madhe të paketës së pronësisë së Evertonit. Pronari aktual i klubit nga Liverpulli është biznesmeni irano-britanik Farhad Moshiri (69), i cili zotëron 94 për qind të aksioneve dhe është në krye të Evertonit nga viti 2016. Përpjekjet e mëparshme për të shitur klubin ishin të pasuksesshme për shkak të borxheve të vazhdueshme, të cilat ishin më të lartat në periudhën 2019-2023 dhe arritën në 500 milionë euro.
Premier Liga e ka penalizuar Evertonin duke i zbritur gjithsej tetë pikë pikërisht për shkak se klubi ka shkelur rregullat e ligës për përfitimin dhe qëndrueshmërinë. Tashmë Tekstor është gati të përballet me të gjitha problemet që ka klubi, pjesërisht për faktin se ka investuar në ndërtimin e stadiumit të rid he hapja e tij është planifikuar për fillimin e sezonit 2025/2026.
Tekstor, para riblerjes së aksioneve të Moshirit, do të duhet të shesë të gjithë aksionin e tij në Kristall Pallas, ku ka një rol bashkëpronësie në menaxhim përmes kompanisë “Eagle Football Group”, pasi që Premier Liga nuk lejon që një njeri të zotërojë dy klube.