
Blerand Ramadani: Me projekte konkrete, Matka do të të jetë një histori suksesi
Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit ka takuar sot banorët e Matkës duke u premtuar atyre ndërtimin e një shkolle moderne dhe ndërtimin e rrugës për tek shkolla.
Përmes njoftimit në facebook Blerand Ramadani shkruan se me Aleancën Kombëtare për Integrim, Matka do shndërrohet në histori suksese që sipas tij, do ta ndajë Sarajin nga i gjithë vendi.
Postimi i Blerand Ramadanit
Bashkë me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, sot takuam banorët e Matkës, një nga vendbanimet më të veçanta të komunës sonë.
Matka do të ketë një shkollë moderne dhe një rrugë të re deri tek shkolla, sepse fëmijët dhe familjet e këtij fshati meritojnë kushte të barabarta me të gjithë.
Përveç kësaj, Matka është perlë natyrore me potencial të jashtëzakonshëm për turizëm malor, i cili mund të gjenerojë të ardhura të qëndrueshme për banorët dhe të sjellë zhvillim për të gjithë komunën e Sarajit.
Me Aleancën Kombëtare për Integrim, me përkushtim, vizion dhe projekte konkrete, Matka do të jetë një histori suksesi që e ndan Saraji me gjithë vendin.