AA
Blerand Ramadani, kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (Fronti Kombëtar), ka publikuar një video mesazh emocionues drejtuar bashkëqytetarëve të tij.
“Nuk po kërkoj privilegje, por po marr përsipër një detyrë. Jo për poste, por për të shërbyer,” thekson Ramadani, duke vënë theksin te lidhja e tij e fortë me Sarajin – vendin ku, siç thotë ai, janë lindur dhe rritur edhe fëmijët e tij.
Në video, Ramadani e përshkruan Sarajin si një vend të bekuar me lumenj, tokë pjellore, ajër të pastër dhe me njerëz fisnikë e bujarë. Ai nënvizon se komuna e Sarajit është më shumë se njësi administrative – është vendlindje, kujtesë dhe identitet.
“Saraj nuk është vetëm një komunë, Saraj është vendlindje, dhe unë kandidoj për ta ngritur më lart, ashtu siç më rriti mua,” shprehet Ramadani, duke shtuar se dëshiron të jetë “zëri i qytetarëve” me besimin e tyre.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim,
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të