Blerant Ramadani: Aleanca me SHBA-në është busulla jonë e vetme strategjike
Përmes një statusi në Facebook, Blerant Ramadani ka theksuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet i vetmi orientim strategjik dhe civilizues.
Në shkrimin e tij, Ramadani shpreh mbështetje të plotë për vendosmërinë e Donald Trump për rivendosjen e rendit global dhe luftën pa kompromis kundër krimit që, sipas tij, kërcënon demokracinë.
“Kur Amerika udhëheq, liria është e sigurt”, shkruan Ramadani, duke nënvizuar rolin udhëheqës të SHBA-së në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe stabilitetit global.
Ai thekson se ky orientim nuk është thjesht politik, por një zgjedhje e qartë civilizuese dhe strategjike.