Blerant Ramadani: I hyra kësaj gare për të fituar zemrat e juaja por ju e morët zemrën time
Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, ka mbajtur një fjalim emocional në tubimin qendror në Saraj, duke theksuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe përjetimet personale gjatë kësaj gare politike.
“Kjo fushatë është gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua në jetë,” u shpreh Ramadani. “Bashkimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është një frut që nuk kaperdihet.”
Ramadani shtoi se qëllimi i tij nuk ishte vetëm fitorja elektorale, por ndërtimi i një lidhjeje të sinqertë me qytetarët: “Unë kësaj gare i hyra jo për ta fituar votën tuaj, por zemrat tuaja. Por e dini çfarë ndodhi? Ju ma morët zemrën time.”