Blerant Ramadani: Lubini na tregoi se bashkimi dhe respekti ndëretnik janë forca më e madhe e Sarajit
Blerant Ramadani kandidati per kryetar komune të Sarajit ishte në Lubin – vendlindjen e kryetarit aktual të Komunës së Sarajit, Iljas Veseli – së bashku me deputetin Blerim Bexheti dhe këshilltaren për Qytetin e Shkupit, Nezrane Rustemi. Takimi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme, plot energji, dashuri dhe ndjenjë të fuqishme bashkimi.
Ramadani falënderoi banorët e Lubinit për mikpritjen e ngrohtë dhe për besimin që u ndje në çdo duartrokitje. Ai theksoi se Lubini, një fshat me përbërje multietnike, është shembull i gjallë i bashkëjetesës dhe respektit ndëretnik, ku shqiptarët dhe boshnjakët prej vitesh jetojnë në harmoni dhe mirëkuptim të ndërsjelltë.
“Më 19 tetor nuk do të jetë thjesht një ditë zgjedhjesh — do të jetë një referendum për dinjitetin, përparimin dhe fitoren e madhe të Frontit Kombëtar,” deklaroi Ramadani, duke ftuar qytetarët që të mbështesin vizionin e tij për një Saraj më të fortë dhe të bashkuar.
“Faleminderit Lubin. Fitorja është e jona!” — përfundoi Blerant Ramadani, mes brohoritjeve dhe mbështetjes së banorëve.